Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 8, 2010

YouTube ofron titra automatike për secilin



YoutTube ka vendosur që të lehtësojnë qasjen tek videot e saja për personat që kanë probleme me dëgjim, duke vendosur titra automatike për videot e ngarkuara nga përdoruesit.

Një njeriu që kërcen nga kulmi i shtëpisë, një robot që rrëzohet nga shkallët, apo vetura në rrugë të akullta duke goditur njëra tjetrën, janë disa prej videove më të mira në YouTube, të cilat nuk kanë nevojë për titra.

Por për ato që kanë nevojë, YouTube ka zgjeruar sistemin e saj automatik të titrave për personat e shurdhër dhe për ata që kanë probleme me dëgjim.

Megjithëse Google ka ofruar titrim automatik në bashkëpunim me motorin e saj zë-në-tekst prej Google Voice Search, qysh prej nëntorit të vitit të kaluar, kjo veçori ofrohej vetëm për partnerë të caktuar, duke lënë anash kështu shumicën e videove. Por prej ditës së enjte, sistemi do të jetë i hapur për të gjithë përdoruesit, duke i lejuar ngarkuesit që të videot e tyre të përpunohen dhe të kenë titra të shtuara në mënyrë automatike.

Duke pasur parasysh se në këtë shërbim ngarkohen video çdo minutë, plus ka miliona video veçse të vendosura në katalog. YouTube thekson se jo të gjitha videot do të përfitojnë titra menjëherë. Ngarkuesit mund të shenjëzojnë videot e tyre për përpunim prioritar, dhe gjithashtu inkurajohen që të rishikojnë titrimin pas përpunimit, për të pasur saktësi më të madhe.

Google ka paralajmëruar se nuk do të jetë i përkryer, dhe në fillim do të funksionojë vetëm për videot në gjuhën angleze, e pengesa të vështira në transkriptim mund të shkaktojnë edhe zhurma apo muzika në prapavijë të videos.

No comments:

Post a Comment