March 8, 2010
Bluetooth 4.0 deri në fund të vitit
Organizata Bluetooth SIG, përgjegjëse për zhvillimin e standardeve, paralajmëron pajisje kompatibile me specifikimin Bluetooth 4.0 deri në fund të vitit.
Bluetooth 4.0 kishte emrat punues Wibree dhe Bluetooth ULP, ndërsa i dedikohet lidhjes së pajisjeve me shpenzim të ulët të energjisë. Kjo kryesisht ka të bëjë me orët e ndryshme, senzorët, matësit e rrahjeve të zemrës dhe elektronikën tjetër e cila për punë përdor bateritë me kapacitet të vogël.
Përveç efikasitetit energjetik në komunikimin pa tela në distanca të shkurtra, ky standard mundëson edhe qasjen në rrjetat WiFi. Opsioni i fundit është implementuar në Bluetooth 3.0, i cili arrin shpejtësitë prej 24 Mbit/s, mirëpo ende është i rrallë tek gadget-ët e së sotmes. Michael Foley, drejtori i organizatës Bluetooth SIG, pret që pajisjet kompatibile me standardin e ri në treg të paraqiten gjatë tremujorit të katërt të këtij viti.
Kategoria
Lajme
No comments:
Post a Comment