Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 19, 2010

XP Mode edhe pa virtualizim harduerik



Microsoft publikoi se do të mundësoj përdorimin e XP Mode në Windows 7 edhe në kompjuterët që nuk kanë përkrahjen harduerike për virtualizim.

Në të vërtetë, XP Mode në Windows 7 për punë kërkonte procesorin i cili përkrah virtualizimin harduerik e cila duhet të jetë e përfshirë edhe në BIOS.

Por këto kërkesa në masë të madhe habisnin shfrytëzuesit të cilët shumë shpesh nuk ishin në gjendje të konstatojnë nëse kompjuteri i tyre përmbush kriteret për nisjen e sistemit virtual të Windows XP në Windows 7.

Për shkak të kësaj në Microsoft kanë vendosur që të mënjanojnë këto kërkesa, ashtu që prej tani e tutje pas mbindërtimit përkatës të sistemit operativ të gjithë të kenë mundësinë e përdorimit të Windows XP Mode.

Për përdorimin e XP Mode ende është kusht përdorimi i versioneve Professional, Enterprise, apo Ultimate të Windows 7, e më shumë informata dhe mbindërtimet e duhura mund të gjenden në blogun zyrtar.

No comments:

Post a Comment