Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 19, 2010

Google Wave paraqet ekstensione



Në tentim të ndërprerjes së rënies së popullaritetit i cili është shkaktuar që prej paraqitjes së shërbimit Google Buzz, kompania Google ka lëshuar disa ekstensione për shërbimin e saj Wave.

Kështu, tani e tutje Wave ka panel navigacioni i cili funksionon ngjashëm me karakteristikën Lab në kuadër të Gmail e Docs dhe ofron hapësirë për programues të cilët punojnë me Wave API.

Shumica e ekstensioneve të Wave të cilat aktualisht janë në dispozicion janë bazike me mekanizma për lojëra dhe organizim.

Mbizotëron një mendim i përgjithshëm i ekspertëve se Google duhet të integroj tërësisht shërbimin Wave në Gmail para se ai të bëhet krejtësisht i parëndësishëm për përdoruesit e tij.

No comments:

Post a Comment