Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 19, 2010

Kërkesa për kontrolluesit USB 3.0



NEC do të dyfishoj prodhimin e kontrolluesit për USB 3.0, deklaruan nga kompania. Kjo si rezultat i rritjes së kërkesës për pajisjet kompatibile me këtë lloj të standardit.

Kontrolluesi i kompanisë ka nisur distribucionin në shtatorin e vitit të kaluar e vetëm muajin e kaluar janë dërguar mbi tri milion ekzemplarë.

Në NEC janë të kënaqur me rezultatet, e pranimin nga tregu të këtij standardi të ri e kanë përshkruar si të jashtëzakonshëm. Për shkak të shpejtësisë së madhe që ofron USB 3.0, teknologjia është bërë një nga më të popullarizuarat në industri për momentin, porosisin nga NEC.

Nga muaji i ardhshëm kompania brenda muajit do të prodhoj dy milion kontrollues USB 3.0.

No comments:

Post a Comment