Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 14, 2010

Vazhdon rritjen Bing



Bing i Microsoft përpunoi 11.5% të të gjitha kërkimeve të bëra në SHBA gjatë muajit shkurt, që është një rritje e lehtë në krahasim me 11.3% të janarit.

Sipas të dhënave të kompanisë ComScore, Google është ende bindshëm shërbimi më i popullarizuar me posedim prej 65.5% të gjitha kërkimeve në Internet të bëra gjatë muajit të kaluar, që është rritje për 0.1% në krahasim me janarin.

Nga ana tjetër Yahoo, i cili së voni morri pëlqimin e trupave rregullator për bashkimin e shërbimit të vet të kërkimit dhe biznesit përcjellës të reklamimeve me Microsoft, humbi 0.2% dhe në shkurt posedoi 16.8% të tregut të kërkimeve.

Pas treshes udhëheqëse në vendin e katërt ndodhet Ask Network që posedoi rreth 3.7% dhe AOL në të cilin janë bërë 2.5% të të gjithë pyetësorëve të kërkimit të bërë në muajin shkurt.
Nëse këto përqindje shndërrohen në numra konkret, atëherë del se nga 14.5 miliard kërkime në SHBA 9.5 miliard u përpunuan nga Google, 2.4 miliard nga Yahoo, Microsoft përpunoi 1.7 miliard, derisa pjesën tjetër përpunuan Ask dhe AOL.


comScore

No comments:

Post a Comment