Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 13, 2010

Fillon shitja e LG X300



LG në disa tregje botërore filloi me shitjen e ultraportativit X300. Kompjuteri është jashtëzakonisht i hollë (17.5 mm) dhe ka shtëpizën me dizajn elegant që është në dispozicion në dy ngjyra, derisa pesha është krejtësisht 970 gram.

Mjaft interesant është edhe kombinimi i harduerit, edhe pse baza është Atomi Z550 me takt prej 2 GHz (Menlow), aty janë edhe 2 Gb memorie dhe SSD disku 128-gigabajtësh.

Ekrani ka diagonalen 11.6 inç, e LG në X300 vendosi edhe ueb kamerën (1.3 megapiksel), zërin SRS TruSurround HD dhe modemin 3G. Me X300 vjen edhe Windows 7 Home Premium, e me baterinë shtesë me 2 qeli LG pohon kohë të autonomisë prej 7 orë. Çmimi (i përllogaritur) është rreth 1,424 dollarë.

No comments:

Post a Comment