Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 14, 2010

Senzori AVS për ushtrinë



Kompania holandeze Microflown Technologies zhvilloi një senzor miniaturë që i dedikohet sistemeve ushtarake. Senzori mund të detektoj llojin e armatimit nga i cili është qëlluar plumbi, dhe të përcaktoj drejtimin nga i cili ka ardhur plumbi.

Pajisja përbëhet nga dy fije të platinit me trashësi prej 200 nanometra dhe të nxehur në 200 shkallë Celsius, e në veprim sillet si një lloj i veçantë i mikrofonit.

Teknologjia bart emrin AVS (acoustic vector sensing) dhe mat lakimin e molekulave të ajrit rreth fijeve të nxehura, respektivisht mënyrën në të cilën grimcat ftohin platinin. Në bazë të dhënave të më sipërme, softueri i Microflown analizon sinjalin dhe cakton llojin e armatimit dhe drejtimin e zjarrit.

I tërë sistemi ka dimensionet shumë të vogla dhe përparësi të shumta ndaj zgjidhjeve të ngjashme që tani janë të pranishme në treg – sistemi i radarëve është i lehtë për tu zbuluar, derisa senzorët tjerë janë kryesisht mjaftë të mëdhenj.

Kjo zgjidhje mund të përdoret edhe në meteorologji dhe fushat tjera, por përdorimi primar është ai ushtarak, e kompania që tani ka filluar të marrë porositë nga disa vende të ndryshme.

No comments:

Post a Comment