Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 21, 2010

Switchët D-Link DES-1210



D-Link ka paralajmëruar paraqitjen në treg së shpejti të dy Web Smart switchëve të cilët janë krijuar posaçërisht për nevojat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Smart switchët e gjeneratës III të D-Link përfshijnë parametra të avancuar të sigurisë, mundësitë autovoice dhe interfejsin shumë user-friendly me opcione të ndryshme për manipulim.

Seria e switchëve D-Link DES-1210 vjen në versionin e switchëve me 24 dhe 48 porte 10/100 (me dy porte 1000Base-T/SFP Combo dhe dy porte 1000BASE-T). Falë dizajnit të avancuar Smart seria DES-1210 nuk ka ventilator, gjë që e bën zgjidhje të përshtatshme për ambientet afariste në të cilat vlerësohet shumë puna e qetë e switchëve. Tutje, modeli DES-1210-28P vjen me funksionin PoE (Power over Ethernet) e cila mund të programohet në secilin port, i cili mund të shkyçet pjesërisht në kohën e caktuar nga administratori, gjë që kursen akoma më shumë energjinë elektrike.

Për shfrytëzim dhe mirëmbajtje të thjeshtë DES-1210 janë të "armatosur" me programin SmartConsole Utility që shërben për "zbulimin" e Smart switchëve të shumëfishtë brenda të njëjtit segment të rrjetit. Për të siguruar nivel të kënaqshëm të sigurisë (pasi që bëhet fjalë për shfrytëzues afaristë) dhe mbrojtjes nga kërcënimet e ndryshmë në Web, seria DES-1210 ka filtrimin Access Control List (ACL) me të cilin lejohet ose ndalohet qasja në bazë të adresave MAC ose IP.

Për organizatat të cilat duan të implementojnë zgjidhje Voice over IP (VoIP) këta switchë përkrahin edhe mundësinë Auto Voice LAN, dhe poashtu ofrojnë edhe opcionin DSCP (Differentiated Services Code Point) në bazë të QoS për klasifikimin e të dhënave me zë dhe shënimeve me çka mundësohet edhe dërgimi i tyre në nivele të ndryshme në përputhje me prioritetizimin e paracaktuar të trafikut në rrjet dhe opcionin IGMP Snooping me të cilin optimizohet multicast streamingu i të dhënave mes serverit dhe klientëve. Për të siguruar besueshmëri këta switchë përkrahin edhe LoopBack Detection (LBD) me të cilën mundësohet mbyllja e loop-ëve në porte dhe kështu pengohet eksplodimi eventual i "paketeve me të dhëna" nëpër tërë rrjetin. Poashtu, përfshihet edhe diagnostika e kabllove për eliminim të problemeve me ndërlidhjet dhe thjeshtëzimin e instalimit të rrjetit.

No comments:

Post a Comment