Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 21, 2010

Google kundër Viacom



Padia e Viacom kundër Google për video-përmbajtjet në YouTube që janë pronësi e Viacom, morri një drejtim të papritur.
Fillimisht Viacom konfirmoi se Google “po bëhet budalla” dhe se ashiqare vendos në YouTube videomaterialet e mbrojtura të serialeve, filmave dhe emisioneve të tjera të Viacom dhe mbyll sytë para shkeljes së qartë të drejtave autoriale.


Në këto kallëzime, në seancën gjyqësore, sipas shkrimit në faqet e Reuters, YouTube u përgjigj se menaxherët e Viacom vazhduan që në mënyrë sekrete të bëjnë ngarkimin e videomaterialeve të Viacom në këtë shërbim edhe pasi kompani ngriti padinë me kërkesë për dëmshpërblim në vlerë prej një miliard dollarë në mars të vitit 2007.

Thënë të vërtetën, Viacom dhe kompanitë në pronësi të tij sikurse që janë MTV apo Comedy Central, por edhe të tjera ende vazhdojnë të bëjnë ngarkimin e inserteve, respektivisht të promo materialeve të emisioneve në YouTube për shkak se mendojnë se një publicitet i këtillë vetëm mund të ju ndihmoj, e jo të ju bëj dëm. Për shkak të kësaj, nga pozita e Google, qëndrimi i Viacom është dyfytyrësh, dhe në përputhje me këtë mendojnë edhe se Digital Millenium Copyright Act i cili është miratuar nga Kongresi amerikan në të vërtetë i mbron ata nga paditë e këtilla.

DMCA, siç është shkurtesa e këtij ligji, ia mundëson ofruesve të shërbimit të Internetit sikurse që është YouTube, që të mos jenë në mënyrë automatike përgjegjës për secilin material që ndokush pa të drejtë autoriale publikon në faqet e tyre, në qoftë se më pastaj pas kërkesës së pronarit materiali i këtillë largohet.
Për shkak të kësaj Viacom duhet të provoj të dëshmoj se në YouTube vetë pronarët e shërbimit, e më vonë edhe Google i cili e bleu, qëllimisht vendosnin dhe lënin materiale të mbrojtura me ligj.

Qëndrimin interesant për të gjitha këto mund të lexoni në blogun e YouTube.

No comments:

Post a Comment