Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 21, 2010

HP – vetëm me ngjyra origjinale



HP, së paku në SHBA, ka vendosur që ti jap fund ngjyrave jo-origjinale të cilat përdoren në shtypësit e tij. Kompania në shtatorin e vitit të kaluar kishte paditur 11 kompani, e tani ka ardhur deri te një marrëveshje në mes tyre.

Prapëseprapë, në pyetje nuk janë prodhuesit e ngjyrës, por kompanitë që i importonin dhe eksportonin ato.

Nga HP porosisin se janë të kënaqur me rezultatin, dhe se do të vazhdojnë të angazhohen për mbrojtjen e pronës së vet intelektuale. Të gjitha kompanitë janë zotuar se nuk do të importojnë ngjyrën jo-origjinale, e tri kanë pranuar edhe të paguajnë dëmshpërblim (në vlerën e cila nuk është e njohur).

Kohë më parë kompania kishte paditur edhe tri kompani për shkelje të patentave, por zgjidhja ende nuk është duke u parë në horizont. Kompanitë kontestuese, përveç ngjyrave të rreme, shisnin edhe koka të shtypësve të vjedhura nga fabrikat e HP-së në Singapor.

No comments:

Post a Comment