Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 14, 2010

Beta e parë për Mozilla Thunderbird 3.1



Mozilla publikoi beta versionin e parë të Thunderbird 3.1, që ka emrin e koduar Lanikai.

Në versionin e ri të klientit të Mozilla për menaxhimin e postës elektronike risia më e madhe ka të bëjë me përdorimin e sistemit për gjenerimin e faqeve Gecko 1.9.2, i cili përdor Firefox 3.6.

Risitë tjera përfshijnë përkrahjen për mbindërtim nga Thunderbird 2 në kompjuterët e bazuar në Mac OS X 10.6, përmirësimet e vogla të ndërfaqes, përmirësimet e funksioneve të sigurisë, dhe korrigjimet e problemeve të ndryshme të zbuluara në versionet e deritashme.

Versioni përfundimtar i Thunderbird 3.1 pritat paraqitet në qershor.

No comments:

Post a Comment