Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 22, 2010

SanDisk po përgatit “diçka të madhe”



SanDisk çdo vizitor të faqeve të veta po e lajmëron për “diçka të madhe” që do të ndodhë së shpejti. E kjo pajisje e re do të arrij të martën.

Natyrisht, ende nuk dihet me saktësi se për çfarë bëhet fjalë, por pothuajse e sigurt është se ka të bëjë me ndonjë produkt që përdorë memorien flash.

Produktet përkatëse në linjat e SanDisk janë SSD-të dhe lexuesit multimedial portativ.

Edhe pse mund të jetë që SSD-te me kapacitet të lartë janë kandidat për paraqitje, duhet theksuar edhe se prodhuesi linjën e vet të PMP-ve nuk e ka freskuar qe dy vite (me përjashtim të pajisjes Sansa Clip Plus).

No comments:

Post a Comment