Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 22, 2010

Bluetooth në Video-kamerë



Edhe pse në shikim të parë Bluetooth në video-kamerë duket paksa e padobishme, JVC ka vendosur pikërisht për këtë teknologji pa tela.

JVC ka paraqitur video-kamerën Everio GZ-HM550BUS. Bëhet fjalë për kamerën e parë të prodhuar me Bluetooth të integruar.

Teknologjia pa tela i ofron kamerës mundësi unike për menaxhim nga largësia. Në fakt, së bashku me aplikacionin përkatës të instaluar, secili telefon i mençur mund të shërbej si teledirigjues në të cilin, pos tjerash, gjenden kontrollet për nisje dhe ndalim të incizimit, respektivisht zmadhimin e zvogëlimin. Po ashtu, Bluetoooth mundëson përdorimin e dëgjueseve A2DP me kamerë, si dhe geo-tagging të fotografive me anë të modulit shtesë Bluetooth GPS.

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për njërin prej modeleve të avancuara në ofertën e prodhuesit japonez, kamera vjen me sensorin backlit CMOS me rezolucion prej 10.6 megapiksela i cili premton rezultate të mira edhe në kushtet e ndriçimit të dobët. Në këtë kamerë janë integruar 32 gigabajt memorie, mirëpo kapaciteti i saj mund të zgjerohet edhe më shumë me anë të kartelave të memories SDHC.

Në tregun amerikan tanimë është në shitje me çmim prej 800 dollarësh.

No comments:

Post a Comment