Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 21, 2010

Nokia 3310, telefoni më popullor në histori



Kompania finlandeze Nokia njoftoi se telefoni celular më popullor në histori është modeli 3310.

Mobitel Nokia 3310 është prezantuar në fund të vitit 2000, ndërsa kompania e ka shitur në më shumë se 120 milionë njësi, të ardhurat nga i cili kanë kontribuar edhe në vet rritjen e kompanisë.

Pajisja ka disa avantazhe kryesore krahasuar me modelet tjera të asaj kohe, dizajn kompakt dhe karakteristike të mira teknike.
Rënia e çmimit, pak pas prezantimit, ka ndikuar në rritjen e shitjes, ndërsa edhe operatorët kanë qenë të lumtur me këtë model, pasi që kanë tërhequr numër të madh të përdoruesve të rinj.

No comments:

Post a Comment