Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 1, 2010

Microsoft sulmon Google



Microsoft u ka bërë thirrje të gjitha kompanive afarizmi i të cilave është rrezikuar nga hapat e Google që të paraqesin paditë e tyre tek organet përkatëse rregullatore.

Gjiganti softuerik Microsoft ka nisur sulmin më të fuqishëm deri më tani në kompaninë Google duke bërë thirrje për veprim të kompanive të cilat janë potencialisht të mbikonkurruara , si dhe u ka bërë thirrje atyre të bëjnë padi ndaj Google në organet përkatëse rregullatore.

Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi që një kompani nën pronësi të Microsoftit dhe dy kompani tjera më të vogla të cilat afarizmin e tyre e bazojnë në internet kanë ngritur padi në organet rregullatore të Bashkimit Evropian për gjoja hapat e Google të cilët ua zënë frymën konkurrencës.

Sipas deklaratave të përfaqësuesve të Microsoft të publikuar në blogun e emëruar "Competition Authorities and Search" ata para së gjithash janë të brengosur me praktikat e shpeshta të Google për të mbajtur përmbajtjet e mbyllura dhe një qark të ngushtë të partnerëve afaristë, siç është rasti me Google Books, respektivisht përjashtojnë konkurrencën.

Gjithashtu theksohet se agjencitë rregullatore do të duhet të marrin vendim përfundimtar nëse mënyra e afarizmit të Google është e ligjshme apo jo.
Përfaqësuesit e Google deri më tani kanë refuzuar të komentojnë këto deklarata.

No comments:

Post a Comment