Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 1, 2010

Skype zvogëlon ofertën mobile



Pas publikimit të versionit të ri të aplikacionit për kompjuter i cili është i bazuar në Windows, Skype publikoi se po tërheq versionet e veta të VoIP klientit për pajisjet mobile të bazuara në Windows Mobile dhe Skype Lite e i cili ishte i dedikuar për pajisjet që kanë përkrahjen për Java, duke përfshirë këtu edhe Androidin.

Kompania tërhoqi versionet për shkarkim të Skype për Windows Mobile dhe Java nda faqet e veta, por shfrytëzuesit ekzistues do të kenë mundësinë të përdorin të gjitha funksionet sikur dhe deri më tani.

Si arsye për këtë vendim kompania thekson se nuk ishin të kënaqur me punën e këtyre aplikacioneve, respektivisht se ato nuk ofronin përvojë mjaft kualitative në përdorimin e Skype-it.

Tek Skype Lite problem ishte se punonte vetëm në disa vende të caktuara, ndërsa njëkohësisht për shumë pajisje të bazuara në Symbian ekziston versioni alternativ i adaptuar për punë në atë sistem operativ. Për versionin e dedikuar për Windows Mobile dhe Skype theksojnë se vështirësinë në ruajtjet e sjelljes së njëjtë të softuerit në pajisjet e ndryshme.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve të pavarur, arsyeja kryesore për këtë vendim është partneriteti i Skype-it me operatorët e telefonisë mobile, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin e paralajmëruar së voni me operatorin amerikan Verizon, përmes të cilit do të duhej të ofrohej aplikacioni në një llojllojshmëri të pajisjeve që janë në ofertën e këtij operatori.

No comments:

Post a Comment