Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 2, 2010

Google blen shërbim për përpunimin e fotografive



Gjiganti i internetit vazhdon të zgjerojë mbretërinë e vet. Blerja e fundit e Google në këtë drejtim është ajo e shërbimit me emrin Picnik, i cili përdoruesve u mundëson të përpunojnë fotografitë e tyre drejtpërsëdrejti në shfletuesin e internetit.

Shërbimi Picnik i paraqitur në vitin 2005 sikur shumë shërbime tjera të këtij lloji, u mundëson përdoruesve të vet që në cilindo shfletues të internetit të përpunojnë fotografitë e tyre. Ato mund të lexohen drejtpërsëdrejti nga kompjuteri apo nga ndonjëri prej shërbimeve si Facebook, Picasa, Flickr, etj.

Pjesa më e madhe e shërbimit është pa pagesë, mirëpo versioni i avancuar i cili ka qenë me pagesë mujore u ka ofruar përdoruesve të vet mundësi shumë më të mëdha.

Ende nuk dihet se me çfarë çmimi e ka paguar Google këtë shërbim, e as nuk dihet se çfarë e ka ndërmend të bëj me të.
Në fakt, Google brenda softuerit të vet Picasa tanimë ofron disa mundësi themelore për përpunimin e fotografive të përdoruesve dhe nuk do të ishte befasi nëse do të donte ta plotësonte atë me teknologjitë të cilat i përdorë shërbimi i blerë së fundi - Picnik.

No comments:

Post a Comment