Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 14, 2010

Merimanga



Edhe pse duket se është një nga ato projektet bëje-vet me një nuancë steampunk, PC-T1R Spider është në të vërtetë shtëpizë tërësisht komerciale nga kompania e njohur Lian Li.

Dizajni unik i hapur në formën e merimangës nga shfrytëzuesi kërkon pak më shumë kohë dhe pedanteri në ngjitjen e pjesëve, por rezultati përfundimtar është një kompjuter mjaftë i veçantë i cili do të lë mbresa mbi çdo kën.

Për shkak të dimensioneve shtëpiza pranon vetëm pllakat e vogla mini-ITX të cilat shpesh hasen në kombinim me Atomët apo procesorët e VIA-s, por aty ka vend edhe për furnizimin, lexuesin optik për portativët dhe një për disqet. Ekzemplari i testuar në faqet e TechPowerUp ende nuk është version përfundimtar, por Lian Li pohon se pjesa më e madhe e specifikimeve dhe dukjes janë të përpunuar dhe identik me këtë version inxhinierie.

No comments:

Post a Comment