Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 14, 2010

Google largohet nga Kina



Sipas një shkrimi në The Financial Times, bisedimet në mes Google dhe qeverisë kineze kanë arritur deri në pikë të vdekur, dhe tani kompania është 99.9% e sigurt se do të fik shërbimin e vet kinez të kërkimeve.

Me gjasë Google ka përgatitur planet detaje për fikjen e shërbimeve të veta të kërkimeve në Kinë, por edhe pse vet vendimi përfundimtar do të merret shumë shpejtë, Google planet e veta do të realizoj pa shumë nguti.

Në të vërtetë, Google me gjasë nuk dëshiron që në përgjithësi të ndërpres veprimtarinë e vet në Kinë, për shkak se nuk dëshiron që me vendime të përshpejtuara të rrezikojë punëtorët e atjeshëm lokal të cilët do të mund të jenë të ekspozuar ndaj hakmarrjes së qeverisë kineze.

Përfaqësuesit kinez të premten prapë ia tërhoqën vëmendjen Googleit se duhet të respektoj ligjet kineze nëse dëshiron të bëjë biznes në atë vend. Në të vërtetë, duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë do të ndodh nëse Google.cn ndalon të filtroj të dhënat e kërkimeve, ministri kinez i industrisë dhe teknologjive informative, Li Yizhong, tha se nëse nuk respektoni ligjet kineze atëherë ajo do të thotë se keni ndjenja armike dhe se jeni papërgjegjësi, kështu që vetë do të mbani pasojat e atyre vendimeve.

No comments:

Post a Comment