Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 19, 2010

Cisco ndryshon përgjithmonë Internetin



Edhe pse shumica e analistëve e kishin shënuar paralajmërimin e Ciscos si një teprim i zakonshëm marketingu, nuk duhet harruar që gjenerata e mëparshme e CRS routerëve kishte ndikuar shumë në zhvillimin e përgjithshëm të Internetit.

Të kujtojmë - routerët CRS-1 (CRS-2 nuk u paraqit kurrë në treg) u paraqit në treg para rreth 6 vjetësh duke sjellë bandwidth të jashtëzakonshëm për botëkuptimet e atëhershme prej 92 Tbps (terabitë për sekondë), duke mundësuar kështu një zhvillim eksploziv të komunikimit VoIP.

Ngjashëm vlen edhe për serinë CRS-3 që sjell 322 Tbps edhe më të jashtëzkaonshëm, por në vend të komunukimit me zë këta routerë do të duhej të rrisin dukshëm shfrytëzimin e video komunikimit. Cisco konsideron që është pikërisht video komunikimi një hap logjik i zhvillimit të komunikimit në Internet, që nuk është edhe aq vështirë të besohet kur kihet parasysh popullariteti i servisit YouTube. Natyrisht, theksi do të jetë tek përdorimi afarist, dhe lehtë do të mund të ndodhë që së shpejti video komunikimi virtual të zëvendësojë mbledhjet afariste dhe të gjata si dhe udhëtimet e mërzitshme zyrtare. Poashtu, më në fund pritet një rritje e dukshme e bisedave telefonike me video, si përmes telefonave mobilë, poashtu edhe përmes telefonisë fikse.

Blerësit kryesorë të routerëve CRS-3 natyrisht do të jenë telekomët e mëdhenj. Kështu ta zëmë, AT&T amerikan tashmë është duke testuar routerët CRS-3 edhe pse jo fort moti në vitin 2008 kishte bartur infrastrukturën e vet në routerët CRS-1 të Ciscos. Versioni bazik i routerëve CRS-3 do të kushtojë rreth 90.000 dollarë, por mos mendoni që kjo është lirë. Ky është çmimi vetëm për versionin bazik four-slot single shelf i cili mundëson bandwidth prej "vetëm" 1,12 Tbps, Çmimi për modelin më të fuqishëm i cili ofron 322 Tbps nuk dihet.
CRS-3 sjell dy teknologji të reja. Network Positioning System është një lloj i GPS-së së rrjetit, ndërsa cloud VPN do të duhej të mundësojë ndërlidhjen e switchëve Nexus, rack dhe blade serverëve në sisteme gjigante të rrjeteve. CRS-3 do të duhej të paraqitet në treg në çerekun e tretë të këtij viti, kështu që mund të pritet që viti 2011 të jetë viti i video komunikimin në Internet.

No comments:

Post a Comment