Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 15, 2010

iPad me diamant



Në mesin e pajisjeve të ndryshme të cilat paraqiten, të themi ashtu, në realizime më luksoze, mund të themi lirshëm se ato të Apple janë gjithmonë në numrin më të madh. Kishim realizime nga ari të iPod-ëve, iPhone-ve dhe MacBook-ëve, të ngjyer edhe në sasi të vogla apo të mëdha të diamanteve.

Në përputhje me këto, ishte vetëm çështje kohe se kur do të paraqitej edhe kjo – iPod i zbukuruar me diamante.

Prodhuesi është kompania amerikane Mervis Diamond Importers, e cila në faqet e veta thekson se gjatë ndërtimit janë shpenzuar 11.43 karat diamante, e secili nga këta është vendosur me dorë në kornizën e pajisjeve. Ata që merren vesh në diamantet do të interesoj shënimi se vlerësimi i ngjyrës së ekzemplarëve të përdorur është G/H, e pastërtia VS1/SI1.

Të gjithë ata që janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 40 herë më shumë para për pajisjen e cila nga origjinali dallohet “vetëm” me diamante, do të duhet të presin pak për shkak se porositë fillojnë vetëm nga 1 qershori.

No comments:

Post a Comment