Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 15, 2010

Matja e shpejtësisë së Internetit



Komisioni federal amerikan i komunikimeve (Federal Communications Commision – FCC) nisi një shërbim i cili kryesisht për shfrytëzuesit në SHBA do të duhej të iu mundësoj kontrollimin e shpejtësisë së vërtetë të Internetit të cilën iu jap ofruesi i shërbimit të internetit.

Vegla e cila ndodhet në adresën Broadband mundëson kontrollimin e shpejtësisë së bartjes së shënimeve nga rrjeta në drejtim të shfrytëzuesit dhe nga shfrytëzuesi në drejtim të rrjetës.

Gjithashtu ia mundëson shfrytëzuesve verifikimin e vonesave, respektivisht kohës e cila nevojitet që shënimet e dërguara nga kompjuteri i shfrytëzuesit të shkojnë deri te ofruesi i shërbimit dhe prapa, pastaj matjen e jitter-it, respektivisht ndryshimeve në vonesat në mes kompjuterit dhe serverit të ofruesit të shërbimit. Theksohet se është mundësuar kontrollimi i shpejtësisë edhe përmes telefonave mobil për të gjetur shpejtësitë e rrjetave mobile pa tela.

Për ndryshim nga shumë shërbime të tjera të ngjashme FCC në shërbimin e vet kërkon nga shfrytëzuesi që në mënyrë anonime të jap të dhënat për adresën e vet të banimit për ti përdorur ato në përpilimin e raportit “Broadband Dead Zone”, respektivisht zonave të vdekura brez-gjerë, në të cilin raport do të publikohen informatat detaje për shpejtësitë e lidhjeve brez-gjerë në regjionet e ndryshme të vendit. Raporti do të duhej të jetë në dispozicion në Internet, e në agjenci pohojnë se do të kenë parasysh privacinë e të dhënave.

No comments:

Post a Comment