Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 18, 2010

HD kamerat për ueb



Nga Microsoft arrijnë tri ueb kamera të reja (dy për kompjuterët e tavolinës dhe një për portativët) të cilat premtojnë fotografi kualitative dhe rezolucion të lartë.

Të gjitha kamerat kanë të përbashkët senzorin i cili mund të incizoj videon në 720p, autofokusin dhe teknologjinë TrueColor.

Kjo e fundit lavdërohet nga Microsoft si më e rëndësishmja për kualitetin e mirë të fotografisë në kushtet e ndriçimit të dobët, derisa algoritmi i përcjelljes së fytyrës siguron ndriçimin përkatës të saj.

Për kompjuterët e tavolinës janë të dedikuar LifeCam HD-5000 dhe HD-5001, të dyja me rezolucion të videos prej 720p dhe të gjitha teknologjitë përcjellëse, ndërsa ndryshohen nga dizajni. Për portativët është e adoptuar kamera LifeCam HD-6000, e cila përveç karakteristikave të njëjta ka edhe pjesën me të cilën ngjitet për portativ si dhe ka këndin e rrotullimit prej 360 shkallë. Çmimet janë 50 dollarë për modelet e tavolinës dhe 60 dollarë për HD-6000.

No comments:

Post a Comment