Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 18, 2010

Fjalëkalimet e rreme për Facebook



Ekspertët e sigurisë po tërheqin vëmendjen për shpërhapjen e papritur të softuerit malinj përmes mesazheve të postës elektronike të cilat duken sikurse të jenë dërguar nga ana e Facebook.

Në mesazh shfrytëzuesi lajmërohet se për arsye të sigurisë i është ndryshuar fjalëkalimi në Facebook, ndërsa për të zbuluar shifrën e re duhet hapur fajllin e bashkangjitur.

Natyrisht, në fajll ndodhet softueri malinj i cili në momentin e ekzekutimit instalohet në kompjuterin e shfrytëzuesit dhe pastaj duke qenë i fshehur provon të incizoj të gjitha fjalëkalimet të cilat fut shfrytëzues gjatë kyçje pranë shërbimeve të ndryshme.

Edhe pse shfrytëzuesit më me përvojë menjëherë do të kuptojnë se bëhet fjalë për një mashtrim duke pasur parasysh faktin se Facebook nuk dërgon mesazhe të këtill.

No comments:

Post a Comment