Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 18, 2010

Dyfishohet numri i aplikacioneve për Android



Në mes të muajit dhjetor Google publikoi se janë në dispozicion rreth 16,000 aplikacione për Android. Deri sot kjo shifër pothuajse është dyfishuar, dhe tani është 30,000, thonë në Google.

Rritja e numrit të aplikacioneve për Android është rezultat i shitjes gjithnjë e më të mirë të smartphoneve me këtë SO, e në përputhje me atë edhe interesimi i programuesve për këtë platformë. Eric Schmidt i Google së voni deklaroi se partnerët e tyre brenda ditës janë duke shitur rreth 60,000 celularë, derisa ky numër më parë ishte dyfish më i vogël.

As rritja e fundit e numrit të aplikacioneve për platformën Android nuk e solli as afër iPhone OS-it. Depoja e aplikacioneve të Apple momentalisht numëron mbi 150,000 tituj. Por, analistët besojnë se kjo informatë do të sjell rritjen e konkurrimit në mes Google dhe Apple.

No comments:

Post a Comment