Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 18, 2010

Chrome përkthen automatikisht



Google ka avancuar web browserin e vet Chrome ashtu që ka mundësuar që faqe të tëra të përkthehen automatikisht në gjuhën që i konvenon më shumë shfyrtëzuesit dhe krejt kjo pa pasur nevojë që të shfrytëzohen aplikacione të zhvilluesve tjerë.

Browseri do të detektojë se a është gjuha e përdorur në webfaqe e ndryshme nga gjuha e preferuar e shfrytëzuesit dhe nëse po, atëherë ofron opcionin e përkthimit, natyrisht në gjuhën e përzgjedhur më parë.

Si vegël për përkthim shfrytëzohet Google Translate, gjegjësëisht nuk ka nevojë të përdoren ekstenzione apo plug-inë tjerë shtesë. Natyrisht, ky përkthim nuk është ideal, por mjaft i mirë që shfrytëzuesi të kuptojë se për çfarë bëhet fjalë në tekstin të cilin e lexon në gjuhë të huaj.

No comments:

Post a Comment