Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 8, 2010

Google Street View kërcënohet në Evropë



Të përballuar me kërkesat e unionit Evropian në lidhje me shkurtimin e kohës së ruajtjes së fotografive në Street Veiw nga 12 në 6 muaj,përfaqësuesit e Google deklaruan se kompania ndoshta heq dorë nga vazhdimi i fotografimit të rrugëve të Evropës.

Në të vërtetë, në Google theksojnë se shkurtimi i kohës së mbajtjes së fotografive atyre iu shkakton probleme të shumta, duke filluar nga rritja e shpenzimeve, e deri te kufizimet softuerike në lidhje me mundësinë e përpunimit dhe përgatitjes së të gjitha të dhënave për një kohë kaq të shkurtë.

Në Google theksojnë se duhet mbajtur fotografitë së paku një vit për të siguruar kualitetin dhe saktësinë, korrigjuar gabimet e mundshme tek turbullimi automatik i fytyrave dhe targave të veturave, dhe së fundi për të bërë integrimin e të dhënave të mbledhura në hartat përkatëse.

Problemet me Street View në Evropë kanë filluar gjatë vitit të kaluar posa kompania kishte filluar me fotografimin më masiv të “vështrimeve në rrugë”. Në të vërtetë, së pari filluan të ankohen shoqatat e ndryshme për mbrojtjen e intimitetit në Britaninë e Madhe të cilat ngritën padinë pranë qeverisjes lokale duke theksuar se fotografitë e incizuara nga ana e Google shpesh janë të pakëndshme dhe të dëmshme për qytetarët. Paditë e ngjashme arritën edhe nga Greqia dhe vendet e tjera duke theksuar brengosjen për faktin se Google për nevojat e Street View fotografon njerëzit në situata komprometuese.
Për momentin në Google theksojnë se nuk kanë për qëllim të ndërpresin Street View në Evropë, duke theksuar se shërbimi është bërë gjithnjë e më i popullarizuar, dhe se synojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me shoqatat për mbrojtjen e intimitetit për të gjetur së bashku zgjidhjen më të mirë.

No comments:

Post a Comment