Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 8, 2010

Interneti e drejtë fondamentale e njeriut



Rreth 87 % e përdoruesve mendojnë se përdorimi i internetit është e drejtë fondamentale e çdo njeriu, tregoi studimi i kryer nga BBC, në të cilin morën pjesë 27 000 persona nga 26 vende në gjithë botën.

Rreth 70 % e njerëzve që nuk përdorin internetin thonë se duhet të kenë qasje në internet, ndërsa 79 % e tyre konsiderojnë se përdorimi i internetit është e drejtë fondamentale e çdo njeriu, pavarësisht nëse ka mundësi të ketë qasje në internet apo jo.

Në disa vende, siç është rasti i Estonisë dhe Finlandës qasja në internet konsiderohet e drejtë njerëzore e të gjitha qytetarëve të këtyre vendeve. Ndërsa organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara janë duke u përpjekur që këtë ligj ta shtyjnë edhe në vendet tjera.

Studimi për BBC është kryer nga agjencia “GlobeScan”.
BE-ja ka miratuar më parë rregulloren për lirinë dhe të drejtën e përdorimit të internetit, sipas së cilës çdo shtet anëtar i Unionit duhet të respektojë të drejtat fondamentale dhe liritë e qytetarëve gjatë përdorimit të internetit.

No comments:

Post a Comment