March 8, 2010
Eksplodim i tregut të aplikacioneve mobile
Nëse mund ti besojmë analizës së kompanisë Research 2 Guidance, tregu i aplikacioneve për celularë është para një rritje eksplozive. Në të vërtetë, sipas parashikimeve, deri në vitin 2013 të hyrat nga shitja e këtij lloji të aplikacioneve do të rriten për tetë herë.
Vitin e kaluar, App Store dhe shërbimet e ngjashme krejtësisht kishin peshuar rreth dy miliard dollarë, por kjo shifër deri në vitin 2013 do të duhej të rritet në madje 15.65 miliard.
Njëkohësisht, kompania parasheh se kah fundi i vitit 2013 në botë do të jenë tërësisht 970 milion shfrytëzues të smartphonëve. Ky numër gjatë këtij viti do të duhej të trefishohet – nga 100 në 300 milion shfrytëzues.
Nga platformat mobile rritjen më të shpejtë po e shënon App Store për iPhone OS – nga 500 aplikacione sa ishin në fillim kjo depo tani ka mbi 150,000 aplikacione. Android gjithashtu po shënon një rritje mjaftë të mirë duke pasur parasysh faktin se numri i aplikacioneve për një vit e gjysmë është rritur nga fillimisht 30 në mbi 20,000 aplikacione.
Kategoria
Mobile
No comments:
Post a Comment