Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 20, 2010

ANGLE nga Google për WebGL



Edhe pse para rreth 12 muajve nga ana e Mozilla dhe Khronos Group ishte paralajmëruar WebGL, një API ky i cili do të duhej të ia mundësonte programuesve në ueb që programet e tyre që ekzekutohen brenda shfletuesve të internetit pa probleme të përdorin akselerimin harduerik për grafikën 3D, për momentin ende nuk kemi par kurrfarë lëvizje në atë drejtim.

Një nga arsyet është, natyrisht, ai se WebGL mbështetet mbi OpenGL, i cili është standard i hapur, por i cili nuk ndodhet në driverët e të gjitha kartelave grafike.

Më saktë, OpenGL përdoret nga Mac OS X dhe Linux, si dhe driverët e disa akseleratorëve grafik nën Windows, por jo dhe të gjithë. Në sistemin më të përhapur në botë ende API i zakonshëm për akselerim grafik është Direct3D, e jo OpenGL.

Për shkak të kësaj Google të enjtën paralajmëroi se është duke punuar në ANGLE që është shkurtesë për Almost Native Graphics Layer Engine. Ky API do të duhej të kalonte thirrjet OpenGL në ato Direct3D në kompjuterët me Windows dhe në këtë mënyrë të siguroj kompatibilitetin me WebGL. Në këtë mënyrë nuk do të duhej të ketë më pengesa që aplikacionet e bazuara në ueb dhe të cilat ekzekutohen në shfletues, e që përdorin shfaqjen 3D, të mos përdorin akselerimin grafik të grafikës 3D.
Por, duhet pasur parasysh se gjiganti Microsoft i cili këtë javë paraqiti versionin Platform Review të Internet Explorer 8, e cila përdor akselerimin 2D, nuk përkrah WebGL-in e as kurrfarë akselerimi 3D të grafikës në ueb.

No comments:

Post a Comment