Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 16, 2010

Google - Kinë Vazhdojnë bisedimet



Pas shkrimeve se tërheqja nga Kina është e pashmangshme, Google publikoi se është duke vazhduar bisedimet me qeverinë kineze rreth censurimit të përmbajtjeve në shërbimin e vet kinez të kërkimit Google.cn.

Përfaqësuesit e Google theksuan se bisedimet me qeverinë kineze nuk kanë përfunduar, por se kompania është e betonuar në qëndrimet e veta për mospranimin e autocensurës.

Është theksuar se kompania ende është duke pasur bisedime aktive me qeverinë kineze, dhe se për momentin nuk dëshirojnë ti komentojnë ato.

Por agjencia zyrtare kineze e mediave Xinhua që tani ka publikuar komentin në të cilin supozohet se largimi i Google nga Kina është më se i sigurt. Në koment theksohet se planeti nuk do të ndërpres rrotullimin për shkak se Google do të largohet, dhe se shfrytëzuesit ende do të kenë qasje në Internet edhe pa Google-n.

No comments:

Post a Comment