Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 16, 2010

Bing në iPhone, HTC në gjykatë



Deri para ca muajsh drejtori i Google Eric Schmidt ishte i ulur në bordin drejtues të Apple, e Jobs dhe ai sipas pohimeve admironin njëri tjetrin dhe kompanitë pas të cilave qëndrojnë.

Por gjërat nuk janë më kaq ideale më kështu që gjatë kësaj jave drejtori i departamentit të shërbimet e internetit pranë Microsoft Qi Liu shkoi qetësisht në një mbledhje në Cupertino.

Sipas shkrimit në faqet e Daily Tech, arsye është marrëveshja sipas të cilës Bing do të bëhet kërkuesi default në iPad, e ndoshta edhe në iPhone. Gjoja kjo do të ishte një goditje mjaftë e madhe për Google i cili për një pjesë të madhe të qarkullimit duhet të falënderoj pikërisht shfrytëzuesit e iPhone të cilët përdorin Google si kërkuesin kryesorë të Internetit.

Ky është vazhdimi i betejës e cila nisi me paraqitjen e Nexus One, të cilin për Google e prodhon HTC-ja, e i cili është i bazuar në Android. Edhe pse shitja e kësaj pajisje, siç kemi shkruar, është në masë të madhe më e vogël se e iPhone-it, në Apple me gjasë u çmendën kur Google arnoi SO-në dhe aktivizoi përkrahjen për mutlitouch edhe në Nexus. Për shkak të kësaj nga Cupertin me shpejtësi erdhi një padi kundër HTC-së për shkak të shkeljes së “pronës intelektuale të Apple”.
Që këto dy kompani tani më “nuk e pëlqejnë njëra tjetrën” ishte bërë mjaftë e qartë së voni kur Jobs bënte shaka për moton e Google Don’t be evil duke pohuar se kompania në të vërtetë, është krejtësisht e kundërt me parimet që proklamon.
Duke se përpara kemi një dekadë në të cilën Mbretërinë e së Keqës nga Redmond, për të cilën ka kohë që në Cupertin nuk gjenin zëvendë sim adekuat, përfundimisht do të zëvendësohet me Të Keqën nga Moutain View – Googleplex!

No comments:

Post a Comment