Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 16, 2010

Dell padit Toshiba dhe Sharp



Është i njohur rasti i kurdisjes së paligjshme të çmimeve të ekraneve LCD, në të cilin fajtorët ishin gjobitur me dëmshpërblime milionëshe. Mirëpo, edhe Dell vendosi të kërkoj drejtësi në gjykatë.

Në të vërtetë, në këtë kompani besojnë se Toshiba, Sharp, Hitachi dhe Seiko Epson merrnin pjesë gjatë marrëveshjeve për kurdisjen e çmimeve të ekraneve.

Për shkak të kësaj kompania do të kërkoj dëmshpërblim për periudhën në të cilën ata paguanin ekranet LCD me çmimin më të lartë se që do të duhej. Shuma që do të kërkohet nga Dell ende nuk është verifikuar, porosisin nga kompania.

Sharp dhe Hitachi deklaruan se janë të njoftuar me padinë që është duke përgatitur Dell, por kurrfarë detaje për rastin nuk dëshiruan të japin për publikun. Toshiba dhe Seiko Epson ende janë duke “shqyrtuar” situatën e krijuar, dhe në përputhje me atë do të ndërmarrin hapat e mëtutjeshëm, kanë deklaruar nga kompanitë.

No comments:

Post a Comment