Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 13, 2010

Fundi i Dell Adamo XPS



Pas afër katër muaj nga fillimi i shitjes, Dell nga oferta largoi portativin kontraverz Adamo XPS. Pajisja ishte paralajmëruar në tetorin e viti të kaluar, por shitja filloi vetëm në dhjetorë, e kompjuteri më nuk është në dispozicion në faqet e Dell por në sasi shumë të kufizuara mund të gjendet tek distributorët e caktuar brenda SHBA-ve.

Adamo XPS u bë i njohur për dizajnin mjaftë specifik të shtëpizës i cili mundësonte trashësinë prej krejtësisht 0.4 inç, por edhe çmimin fillestar prej 1,999 dollarë.

Baza harduerike është ULV procesori i Intel me takt pune prej 1.4 GHz (Core 2 Duo SU9400), 4 GB të memories DDR3 dhe SSD disku 128-gigabajtësh.

Delli mungesën e këtij modeli po e arsyeton me faktin se bëhet fjalë për një model që është Limited Edition (edhe pse kjo nuk ishte cekur më herët) i cili ishte paraparë të shërbej si demonstrim i aftësive të inxhinierisë dhe të dizajnit që posedon kompania.

No comments:

Post a Comment