Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 13, 2010

Apple dhe Nokia – vazhdojnë më 2012



Kontestet juridike në mes Nokias finlandeze dhe Apple vazhdimin e vet do ta kenë vetëm pas dy vitesh. Gjykata kompetente në Daleware, ku kompanitë bënë paditë e veta, vendosi të shtyj dëgjimin në lidhje me paditë rreth shkeljeve të patentave për mesin e vitit 2012.

Në disa muajt e fundit Apple dhe Nokia me paditë e ndërsjella akuzonin njëri tjetrin për shkeljet e patentave – Nokia flet për rreth shtatë të tillë, derisa Apple padit kompaninë finlandeze për shkeljen e nëntë patentave.

Nokia në gjykatë kërkon një miliard euro dëmshpërblim, por duket se ky rast, sikurse dhe proceset e tjera të ngjashme, do të përfundoj me një ujdi në mes palëve.

Komisioni amerikan për tregti (ITC) paralajmëroi hetimin e të dyja kompanive, duke u bazuar në paditë e tyre të ndërsjella. Apple është duke paditur edhe HTC-në (për 20 patenta), ku në prapaskenë ndoshta po ndodh fillimi i luftës kundër gjithnjë e më të përfaqësuarit Google Android.

No comments:

Post a Comment