Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 13, 2010

E ardhmja i takon internetit mobil?



Sipas fjalëve të njërit nga shefat në Lenovos, e ardhmja i përket internetit mobil, respektivisht pajisjet përkatëse. Kjo kompani veson se në periudhën prej tri deri në pesë vite madje 80% e të hyrave të tyre të përgjithshme do të mblidhet nga pajiset që i dedikohen qasjes mobile në Internet.

Qysh tani portativëve është duke iu kushtuar më shumë vëmendje se sa kompjuterëve të tavolinës, por në të ardhmen kompania në mënyrë më serioze do të qaset tregut të smartphonëve, por edhe melezëve të portativëve dhe tabletëve sikurse që është IdePad U1, respektivisht smartbooku Skylight.

Për këtë vit kompania ka në plan zgjerimin e veprimtarisë në tregjet në zhvillim, e në radhë të parë mendohet për Azinë, Amerikën Latine dhe Evropën lindore.

No comments:

Post a Comment