Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 18, 2010

I gjithanshmi S300w



Projektori kompakt nga Dell S300w, përveç rolit të zakonshëm për konferenca dhe prezantime, do të mund të tërheq vëmendjen edhe të përdoruesve shtëpiak.

Projektori fotografinë në bez mund ta projektoj nga distanca të vogla, e diagonalja është në mes 60 dhe 90 inç.

Përveç hyrjeve të zakonshme VGA, S-video, atyre kompozite dhe HDMI-së, ka të integruar edhe rrejtën pa tela për realizim më të lehtë të prezantimeve, e aty është edhe konektori USB për projektim të drejtpërdrejtë nga USB memoria. Rezolucion nativ i projektorit është 1280 x 800 pikë (WXGA), kontrasti është 2400:1, derisa ndriçimi është prej maksimum 2200 ANSI lumen.

Me të gjitha këto, S300w përkrah edhe shfaqjen trend në 3D si dhe të HD videos kualitative 720p duke iu falënderuar çipit DLP nga Texas Instruments me teknologjinë BrilliantColor. Çmimi i projektorit është 999 dollarë.

No comments:

Post a Comment