Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 8, 2010

Audi përgatit paketën S-line për modelin A1



Versioni më i vogël i Audi sapo është paraqitur publikisht në Gjenevë, e ky prodhues tanimë ka përgatitur paketën e pajisjeve S-line për ata të cilët dëshirojnë të individualizojnë automjetin e tyre.

Në Audi janë të vetëdijshëm se do t’u duhet të ofrojnë pajisje të pasura në përzgjedhje nëse dëshirojnë që në segmentin e automjeteve kompakte për qytet të konkurrojnë ndaj modelit Mini Cooper.

Tani për tani Audi në kuadër të paketës S-line ofron dy nivele të pajisjeve. S-Line Exterior e bën pamjen e jashtme të këtij automjeti të vogël nga Ingolstadti shumë tërheqëse falë mbrojtësve të ri me thithës më të mëdhenj të ajrit si dhe dritave më të errësuara.

S-Line Sport Package avancon edhe tiparet vozitëse, sjell enterier sportiv, timon dhe ulëse të mbuluara me lëkurë.

Paleta e motorëve tek modelet e S-line mbetet e njëjta sikur edhe tek A1 konvencionale –dy motorë me naftë me nga 90 dhe 105 kuaj fuqi si dhe dy motorë me benzinë nga 86 dhe 122 kuaj fuqi.

No comments:

Post a Comment