Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 18, 2010

Internet Explorer 9



Përgjigja e madhe e Microsoft për shfletuesit e Internetit nga Mozilla, Google dhe Opera arriti më në fund, edhe pse thënë të vërtetën në versionin preliminar – Internet Explorer 9 Platform Preview.

Mund të shkarkohet nga faqet zyrtare, e ai sjell një numër të madh të risive. Ndoshta risia më interesante ka të bëjë me JavaScript engine të ri të quajtur Chakra, i cili është mjaftë më i shpejtë se ai i IE8.

Por, sipas testeve të para, ai është ende diku në mes për sa i përket shpejtësisë së ekzekutimit të JavaScript në krahasim me engine-t e shfletuesve tjerë.

Chakra për herë të parë mundëson ekzekutimin e JavaScript-it në Internet Explorer si thread i ndarë, respektivisht në bërthamë të ndarë të procesorit, nëse ajo është në dispozicion.
Akselerimi harduerik përdoret për shfaqjen e tekstit, grafikëve dhe grafikës SVG, e nota të mira ka marë edhe testi i kompatibilitetit me ACID 3, ku ka arritur 55 nga 100, gjë që nuk ishte e kapshme për IE8.

No comments:

Post a Comment