Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 18, 2010

Google TV



Sipas shkrimit në The New Yourk Times, Google, Intel dhe Sony janë duke bashkëpunuar në zhvillimin e pajisjes e cila do të kyçej në televizor dhe e cila do të jetë e bazuar në Android, dhe e cila quhet Google TV.

Edhe pse ekzistojnë pajisjet e bazuara në Android të cilat kyçen në televizor, Google TV do të mund të jetë një projekt dukshëm me i gjerë.

Pajisja do të duhej të mundësojë kyçje në Internet përmes shfletuesit Google Chrome, dhe do të duhej të mundësojë përdorimin e thjeshtë të shërbimeve të internetit sikurse që është Twitter, dhe të ketë ndërfaqen e hapur e cila do të ia mundësonte edhe zhvilluesve të pavarur zhvillimin e aplikacioneve për pajisjen.

Kompanive me gjasë do të duhej të ju bashkëngjitej edhe Logitech i cili do të duhej të zhvilloj pajisje periferike, sikurse që është tastiera përkatëse.

Gjithashtu theksohet se kompanitë janë duke bashkëpunuar edhe në zhvillimin e televizorëve të cilët do të kenë të përfshirë këtë teknologji, por për momentin nuk ka kurrfarë komente zyrtare në lidhje me këto shkrime.

No comments:

Post a Comment