Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 22, 2010

Kontaktet në Firefox



Mozilla lajmëroi për vënien në dispozicion të shtesës eksperimentale për Firefox detyra e të cilës është unifikimi i kontakteve të mbledhura nëpër shërbimet e ndryshme të internet, por edhe burimet e tjera.

Funksionaliteti i ri do të ofroj qasje të thjeshtë në të gjitha detajet e kontakteve, e gjithashtu do të ketë mundësinë e ofrimit të kontakteve edhe në përdorim pranë shërbimeve tjera.

Për fillim, të përkrahur do të jenë kontaktet nga Gmail, Twitter dhe adresari lokal në Mac OS X. Një nga mundësitë e shfrytëzuesit që do të ofroj ky add-on do të jenë përfundimi i e-mail adresave nëse jeni duke i shënuar ato në fushat e caktuara.

Gjithashtu, me kontaktet nga Firefox ueb shërbimet e ndryshme do ti qasen në mënyrë selektive, e shfrytëzuesi do të ketë kontrollin e plotë.

No comments:

Post a Comment