Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 8, 2010

Microsoft do të lansojë Office 2010 me 12 maj



Microsoft do të bëjë lansimin zyrtar të Office 2010 për biznese, në një event të paraparë me datën 12 maj.

Korporatat me marrëveshje të licencave gjithashtu do të kenë rastin që të marrin produktin e përfunduar në të njëjtën ditë. Por Office 2010 pritet që të jetë gati për shitje të përgjithshme për konsumatorë dhe biznese pa marrëveshje licencash, në muajin qershor.

Siç është pritur, Microsoft sot ka shpalosur një program që ofron avancim pa pagesë në Office 2010 për konsumatorët që blejnë versionin e vjetër Office 2007, mes datës së sotme dhe 30 shtatorit.

Konsumatorët që blejnë një kopje ashtu siç duhet të Office 2007 do të kenë rastin që të shkarkojnë edicionin korrespondues të Office 2010 pa pagesë, në momentin kur suita e re të paraqitet në qershor.

No comments:

Post a Comment