Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 16, 2010

AirStash – wireless lexuesi i kartelave



Një mori i lexuesve të kartelave të memories mund të gjendet në treg sot, por AirStash i kompanisë Wearable Inc. është i vetmi i cili kyçet me anë të WiFi-së dhe i cili furnizohet nga bateria e vet me të cilën mund të punoj deri në pesë orë.

Pajisja është në gjendje të jap streaming video dhe audio me lidhjen pa tela, e prodhuesi i vet fillimisht ka për qëllim të përfitoj shfrytëzuesit e iPhone dhe iPad, edhe pse nuk ka arsye përse kjo pajisje nuk do të përdorej me cilëndo pajisje tjetër që ka rrjetën WiFi.

Pranon edhe kartelat SD dhe SDHC me kapacitet deri në 32 GB, e dimensionet i ka 92*48*12 milimetra ndërsa masa e tij është krejtësisht 43 gram. Bateria mbushet përmes cilitdo port USB, në cilën kohë pajisja mund të përdoret edhe si lexues i thjeshtë i memorieve.

No comments:

Post a Comment