March 3, 2010
Bateritë më të avancuara nga Panasonic
Panasonic pas dy vitesh do të filloj prodhimin masiv të baterive të modifikuara litium-ione që do ti dedikohen përdorimit në portativë e që do të kenë kapacitet për 30 për qind më të lartë.
Bateritë kanë gjerësinë 18 dhe gjatësinë 65 milimetra dhe ofrojnë kapacitetin prej 4 Ah, ndërsa kanë anodën nga një legurë speciale e silicit.
Panasonic arriti të zgjidh problemet e deritashme me bateritë me përdorimin e anodave të këtilla, e që shkaktonin ndryshime prej 400 për qind të volumenit dhe legurës gjatë procesit të mbushjes dhe zbrazjes.
Tendosjet e këtilla shkaktonin degradime të shpejta të kapacitetit të baterive, e me procesin më të avancuar të prodhimit Panasonic premton ruajtjen e deri në 80 për qind të kapacitetit të baterisë pas 500 cikleve të mbushjes dhe zbrazjes.
Edhe pse synimi fillestar i këtyre baterive do të jetë në portativët, qëllimi i fundmë i Panasonic është implementimi në veturat elektrike, pas zgjidhjes së problemit të peshës së tepërt të zgjidhjeve të këtilla.
Kategoria
Lajme
No comments:
Post a Comment