Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 3, 2010

Seat paraqet konceptin tërheqës IBE në Gjenevë



Një prej befasive në panairin e automjeteve në Gjenevë na e ka bërë edhe prodhuesi Seat i cili ia ka hequr vellon konceptit interesant kupe – IBE.

Ky automjet koncept i Seat është vetëm 3.78 metra i gjatë, që është për 25 centimetra më i shkurtër sesa modeli i ngjashëm me të nga Volkswagen - Scirocco. Automjeti është 1.8 metra i gjatë dhe 1.22 metra i lartë, e dimensionet e tij kompakte i sigurojnë pamje jashtëzakonisht sportive.

Ani pse ende nuk kemi arritur të shohim fotografitë e enterierit, prodhuesi spanjoll pohon se automjeti i tyre kupe ka në dispozicion 2+2 ulëse dhe hapësirë më se të mjaftueshme për udhëtarë.

Automjeti me peshë prej 1.000 kilogramësh ka elektromotor prej 102 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 200 Nm i cili arrin shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë për 9.4 sekonda dhe atë maksimale prej 160 km/h.

Seat nuk e ka në plan të fus konceptin IBE në prodhim serik, mirëpo prodhuesi spanjoll pohon se kjo kupe tërheqëse shërben si një tregues i shkëlqyeshëm i asaj se çfarë mund të presim gjatë viteve të ardhshme prej tij.

No comments:

Post a Comment