Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 17, 2010

100 për 100



Komisioni federal amerikan i komunikimeve (FCC – Federal Communications Commision) synon që gjatë kësaj dekade në 100 milion shtëpi amerikan të sjell shpejtësitë e internetit prej 100 MB/s. Më saktë, kjo do të ishte shpejtësia e download-it, ndërsa upload do të duhej të ishte 50 Mb/s të cilat janë të paimagjinueshme për kohën e sotme.

Edhe pse SHBA-të janë “mëmëdheu” i Internetit i cili ishte zhvilluar nga ARPANET i cili ishte i ndërtuar për nevojat e Ministrisë amerikane të mbrojtjes, për sa i përket dispozicionit të lidhjeve brez-gjerë në këtë vend të madh dhe të pasur, gjërat nuk qëndrojnë edhe më së miri.

Numri i lidhjeve të shpejta kryesisht është i kufizuar në qytetet e mëdha dhe rrethinën e tyre, derisa pjesa e mesme e vendit, më pak e zhvilluar, në veçanti vendet më të vogla, ende janë të dënuara për lidhjet e ngadalshme, me modem.

Presidenti aktual amerikan gjatë kampanjës së vet paralajmëronte se do të sjell WiFi rrjetë të leverdishme për amerikanët, e FCC tani zbulon edhe planet se si do të mund të realizohet kjo.

Në nivelin e bashkësive lidhjet backbone do të ishin në rangun e atyre gigabite, e shtëpitë e caktuara do të duhej të ishin të mbuluara me lidhjet 100-megabitëshe. Sipas planit zyrtar, për realizimin e projektit do të duhen rreth 10 vite, e ai praktikisht do të ishte “pa pagesë” për shkak se do të ishte i financuar me shitjen e spektrit 500-megahercësh. Sa për krahasim, koncesioni për spektrin 700-megahercësh ia sollën rreth 20 miliard dollarë arkës qeveritare amerikane.
Kundërshtarët më të mëdhenj të këtij plani janë ofruesit e shërbimeve Comcast, Time Warner dhe Embarq të cilëve iu konvenon gjendja e tanishme dhe të cilët me lobim arritën që shumë shoqëri lokale të ndalojnë WiFi rrjetat e qyteteve pa pagesë.

No comments:

Post a Comment