
Vetëm disa ditë pas publikimit zyrtar të mundësisë për keqpërdorim të lëshimit të ri të sigurisë në PDF të Adobe, kanë nisur keqpërdorimet me qëllim të shpërndarjes së trojan-it të njohur me emrin Zeus.
Ekspertët e sigurisë pohojnë se kanë zbuluar postën elektronike e cila përmban të bashkangjitur dokumente të tipit PDF me të cilat synohet keqpërdorimi i lëshimit për të ekzekutuar fajllin ekzekutiv i cili instalon trojan-in në sistemin e shfrytëzuesit.
Deri në publikimin e arnës përkatëse Adobe ofroi zgjidhjen e përkohshme në formën e pamundësimit të mundësisë së ekzekutimit të funksionalitetit “/Launch”.
PDF “/Launch”



No comments:
Post a Comment