April 21, 2010
Gjendja e Internetit
Kompania Akamai publikoi rezultatet e hulumtimit për tremujorin e fundit të vitit të kaluar në lidhje me kualitetin e lidhjeve drejt Internetit në mbarë botën.
Në raportin e quajtur “State of the Internet Report” tri pozitat udhëheqëse për shpejtësinë mesatare të lidhjes në Internet e mbajnë Koreja e Jugut, Hong Kongu dhe Japonia, por mjaftë interesant është fakti se në vendin e katërt u gjet Rumania, ndërsa Latvia në të pestin.
Edhe pse në krahasim me një vit më herët shpejtësia mesatare drejt Internetit në Korenë Jugore kishte shënuar rënie për 29% ajo ende ka mesataren prej 11.7 Mbps dhe është bindshëm në vendin e parë.
Krejtësisht në nivel global shpejtësia mesatare e qasjes në Internet ishte 1.7 Mbps, që është rënie për 1% në krahasim me një tremujor më herët.
State of the Internet Report
Kategoria
Lajme
No comments:
Post a Comment