Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

April 20, 2010

Cisco blen Tandberg



Cisco përfundimisht arriti të blej kompaninë norvegjeze Tandberg, e cila është e specializuar për video konferenca.

Në të vërtetë, Cisco në tetor ofroi 3 miliard dollarë për blerjen e Tandberg, por kjo ofertë ishte refuzuar nga ana a aksionarëve.

Më vonë Cisco riti ofertën dhe gjatë dhjetorit bleu pothuajse 90% të aksioneve të kompanisë, por ende i mungonte 1% për të arritur deri te 90% që është kuota që sipas ligjeve norvegjeze duhet poseduar nëse dëshirohet të bëhet blerja e tërësishme e kompanisë.

Pasi që Cisco ishte në kërkim për aksione shtesë të Tandberg, e tërë kjo punë filloi të hetohet nga trupat rregullator evropian dhe amerikan për të verifikuar nëse kjo blerje përmbush të gjitha kushtet e rregullatorëve.

Por të hënën Cisco publikoi se është pronar i 91.1% të aksioneve të Tandberg për të cilat pagoi 3.3 miliard dollarë. Kompania tani synon të nis procesin për blerjen e aksioneve të mbetura të kompanisë.
CEO i deritashëm i Tandberg, Frederik Halvorsen, do ti bashkëngjitet Ciscos si zëvendëspresident senior i kompanisë dhe si njeriu kryesorë i departamentit të ri të Ciscos të quajtur TelePresence Technology Group.


Tandberg

No comments:

Post a Comment